Gazmend Bleta, dëshmitar kryesor i rastit të vrasjes së Agon Zejnullahut, ka rrëfyer momentin kur është takuar me tashmë të ndjerin.
Në një intervistë për Vox Kosova, ai ka treguar se Agoni ka qenë në gjendje jo të mirë, gjersa thoshte se po e ndjek dikush.
“I llomit i dërrmum njeri. E kam marrë e kam qit te Gollfi jem në pjesën tjetër të rrugës. Ja kom çelë derën e pasagjerit. T’u fol me Agonin tu dashtë me qetësu për me marrë i thashë hajde të çoj të shpia ja të doktorri se s’koke mirë. Ja thojke po më vjen dikush, janë tu më njek do njerëz me më rreh”, tha ai.