Protestat në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të dënuar nga Gjykata Speciale në Hagë do të vazhdojnë edhe këtë fundjavë në disa qytete të Evropës.
Bashkatdhetarët kanë paralajmëruar tubime gjatë së shtunës dhe së dielës, duke kundërshtuar dënimet në Hagë dhe duke shprehur mbështetje për UÇK-në.
Të shtunën, më 26 shtator, protesta janë paralajmëruar në:
- Hamburg – 16:00–20:00
- Frankfurt – 17:00
- Helsinki – 17:00
- Hannover – 18:00
- Düsseldorf – 19:00
Ndërsa të dielën, më 27 shtator, tubime do të mbahen në:
- Londër – 15:00 dhe 18:00
- Oslo – 13:00 dhe 14:00
- Gjenevë – 14:00
- Treviso – 14:30 dhe 18:00
Protestat vijnë pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.
Ndërkohë, në Prishtinë vazhdojnë çdo natë protestat në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbeu” në orën 21:00, me thirrje për lirinë e të dënuarve dhe kundërshtim të vendimit të Hagës.









