Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit.

Pas shqyrtimit të ankesave në PZAP dhe Gjykatën Supreme, ky ishte hapi i fundit nga institucionet.

Tash topi kalon te pjesëmarrësit në zgjedhje, partitë politike e sidomos Lëvizja Vetëvendosje, e cila tashmë zyrtarisht mori 53 deputetë.

Nga nesër fillon afati kushtetues 30-ditor, ku Kryetarja në detyrë e Kuvendit, Albulena Haxhiu duhet të thërrasë seancën konstituive.

Lideri i LVV-së, Albin Kurti, i pyetur vazhdimisht nga gazetarët për marrëveshje politike, sidomos për Presidentin, kishte thënë se po pret certifikimin.

Afati i fundit kushtetues për konstituimin e Kuvendit të Republikës del të jetë data 7 gusht 2026.