“E di se të gjithë jemi të mërzitur, të zhgënjyer e të dëshpëruar. Mos të lejojmë që zhgënjimin tonë, dëshpërimin tonë, mërzinë tonë, të na keqpërdorë askush kundër vendit tonë. Por, le ta kthejmë në një forcë e bashkim të përbashkët, për të vazhduar betejat e ardhshme deri në fitoren e plotë të bashkëluftëtarëve tanë dhe të Kosovës”, kështu iu ka thënë qytetarëve Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pas vendimit nga Gjykata Speciale për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai theksoi se ky aktgjykim është i padrejtë dhe i papranueshëm. “Jo në emër të popullit të Kosovës, jo në emrin tim”.

“Sot morëm lajme të këqija nga Haga. Të papritura, të pamerituara, të padrejta. Sot u shpallë aktgjykimi dënues i shkallës së parë për themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për themeluesit e shtetit të Kosovës”.

Në një vendim skandaloz, Gjykata Speciale ka dënuar me rreth 1 shekull burgim ish-krerët e UÇK-së.

Ata janë dënuar me 81 vjet burgim gjithsej.