Përkrahja e Kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, dhënë Partisë Demokratike të Kosovës, ka ndikuar ndjeshëm në rezultatin e zgjedhjeve në bastionin e kësaj partie, në Malishevë. PDK, e cila në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 dilte e treta në këtë komunë nga rezultatet preliminare, tash është e para aty.
Në zgjedhjet e vitit 2025, nga rezultatet preliminare në Malishevë, PDK kishte fituar 18.37 për qind, apo 5 mijë e 63 vota. Renditej prapa Nismës që atë vit fitonte 30.29 për qind dhe VV-së që fitonte 38.48 për qind.

Në zgjedhjet e kësaj të diele (07 qershor), PDK, kur janë numëruar rreth 90 për qind e votave në Malishevë, prin me mbi 39 për qind dhe ka 5 mijë e 217 vota. VV ka rreth 4 mijë e 300, mbi 5 mijë vota më pak se më 28 dhjetor.

Nisma Socialdemokrate nuk garoi e vetme në këto zgjedhje, pasi që sipas marrëveshjes me Partinë Demokratike të Kosovës, këtë të fundit do të përkrahte në këtë proces elektoral për të parë më pas modalitetet e bashkëpunimeve në zgjedhjet e ardhshme.









