Kryeministri Albin Kurti, zëvendëskryeministri Glauk Konjufca dhe presidentja Justina Shiroka-Pula nuk kanë reaguar publikisht lidhur me rastin në aktivitetin e organizuar nga Komisioni Evropian në Bruksel, ku në vend të një kënge kushtuar Kosovës u lëshua kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo”.

Kënga “Oj Kosovo, Kosovo”, e cila përmban pretendime historike dhe politike serbe mbi Kosovën, është interpretuar në Bruksel, në prag të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian (EU Enlargement Forum 2026)

Kënga u interpretua gjatë një aktiviteti të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke nxitur reagime nga përfaqësues të institucioneve të Kosovës.

Për rastin reagoi kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, i cili e cilësoi atë si skandaloz dhe të papranueshëm. Edhe ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, kërkoi sqarime nga Komisioni Evropian.

Ndërkaq, komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, shprehu keqardhje për përzgjedhjen e këngës, duke theksuar se ajo nuk pasqyron qëndrimin e Komisionit Evropian ndaj Kosovës.

Megjithatë, deri në kohën e publikimit të këtij lajmi, Kurti, Konjufca dhe presidentja Shiroka-Pula nuk kanë bërë ndonjë reagim publik për këtë rast.