Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot (e premte) seancë plenare, ku do të bëhet shqyrtimi i dytë i projektligjit për buxhetin e vitit 2026.

Seanca do të fillojë në ora 11:00.

Të hënën, me 66 vota për, Kuvendi miratoi në lexim të parë projektligjin për ndarjet buxhetore.

Vlera e buxhetit për vitin 2024 do të jetë rreth 4 miliardë euro.

Në seancën e së hënës, partitë opozitare – Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – votuan kundër buxhetit, derisa kanë dhënë sinjale që edhe në seancën e së premtes do të votojnë kundër.