Në kryeqendrën evropiane, Bruksel, pritet që të mbahet sot (e enjte) një raund i ri i dialogut Kosovë-Serbia, në nivel kryenegociatorësh, i ndërmjetësuar nga i Dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.
Siç raporton Radio Evropa e Lirë, Sorensen fillimisht do të zhvillojë bisedime të veçanta me krenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atë serb, Petar Petkoviç, ndërsa më pas pritet edhe një takim trepalësh: Sorensen-Bislimi-Petkoviç.
Ky takim do të zhvillohet pas vizitës që diplomati danez pati javën e kaluar në Prishtinë dhe Beograd.
Sipas REL-it, në agjendë të takimit do të jetë Deklarata e Përbashkët për personat e zhdukur, për të cilën ishte arritur pajtueshmëri në vitin 2023 mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç-it.
Takimi i së enjtes, është i pari për vitin 2026 mes Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e BE-së.









