“Brigitte ka qenë burrë” Emmanuel Macron i drejtohet gjyqit për deklaratat rreth gruas së tij

Çifti Makron i është drejtuar një gjykate në Delaware të SHBA-ve me një padi prej 218 faqesh kundër 'influenceres' amerikane Candace Owens, e cila kishte thënë se Zonja e Parë e Francës ka qenë burrë.

“Brigitte ka qenë burrë” Emmanuel Macron i drejtohet gjyqit për deklaratat rreth gruas së tij

FOTO: Çifti presidencial i Francës

Emmanuel Macron dhe gruaja e tij, Brigitte, kanë bërë padi për shpifje kundër amerikanes të djathtë që merret me podcast-e, e cila kishte thënë se gruaja e Presidentit francez ka qenë burrë.

Padia prej 218 faqesh kundër Candace Owens, që ka me miliona ndjekës në X dhe YouTube, është dorëzuar nga Makronët në Gjykatën Supreme të Delaware të mërkurën dhe kërkon gjykim.

Në një deklaratë, lëshuar nga avokati i tyre, Makronët thonë se kanë përpiluar një padi pasi Owens në mënyrë të përsëritshme ka injoruar kërkesa për të ndalur dhe fshirë deklarata falso dhe shpifëse të bëra në një seri me tetë pjesë të një podcast-i publikuar në Youtube dhe titulluar Becoming Brigitte.

Sipas Makronëve, seria shpërndau “gënjeshtra të verifikueshme dhe të dëmshme”, përfshirë Brigitte që vodhi identitetin e dikujt tjetër dhe u kthye në femër, si dhe që Makronët janë të afërm gjaku duke kryer kështu incest.

Padia e tyre sqaron rrethanat në të cilat ata janë takuar, kur tani Presidenti 47-vjeçar ishte nxënës në shkollë të mesme dhe Brigitte mësimdhënëse. Aty thuhet se marrëdhënia e tyre “qëndroi përbrenda kufijve të ligjit”.

“Kampanja shpifëse e Owens ishte dizajnuar për të na sulmuar dhe shkaktuar dhimbje neve dhe familjes, si dhe për të përfituar vëmendje e famë të keqe,” kanë thënë Makronët.

Në podcast-in e saj të mërkurën, Owens tha “Kjo padi është e ndotur me pasaktësi faktike” dhe pjesë e një “strategjie të qartë për marrëdhënie me publikun” për të njollosur karakterin e saj.

LAJME

ALBIN NGËRÇI Nga zgjedhjet e 9 shkurtit te bllokada për Presidentin, Kosova në mjegull institucionale

BUMERANG FJALËSH Albulena Haxhiu me fjalë identike si të Vjosa Osmanit për Presidentin

HASHIMI NË HORIZONT Grenell reagon për zgjedhjet dhe përmend Thaçin kryeministër

FAKT YOU

HILJA E MADHE Vjosa Osmani tentoi ta grabis postin e Presidentes me amandamente jo-kushtetuese

TORTA E PËRBASHKËT Pesë vite shërbim pushtetit dhe kryengritja e Vjosa Osmanit kur nuk po shpërblehet

TANDEMI MË I NDOTUR Debati se cili prej Osmanit dhe Kurtit është më i poshtër është i kotë dhe i panevojshëm

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin