Polonia ka njoftuar se disa dronë rusë janë rrëzuar mbi hapësirën e saj ajrore gjatë një sulmi të gjerë të Rusisë mbi Ukrainën, natën e së mërkurës. Këtë sulm, komanda qendrore e Varshavës e ka cilësuar si “akt agresioni”.

Kryeministri polak, Donald Tusk, konfirmoi se hapësira ajrore e Polonisë “u shkel nga një numër i madh i dronëve rusë”. Forcat e armatosura polake bënë të ditur se kanë hedhur poshtë disa objekte që “përsëritshëm shkelën” qiejt e vendit, ndërkohë që Moska po godiste rajone ukrainase pranë kufirit polak.

Ministri i Mbrojtjes së Polonisë, Wladyslaë Kosiniak-Kamysz, theksoi se “më shumë se 10 objekte” kaluan në hapësirën ajrore polake. Ato, thotë ai, përbënin rrezik për sigurinë e Polonisë, dhe njoftoi se janë neutralizuar.

Në një postim në rrjetin social X, ushtria polake bëri të ditur se ndodhet në “gjendjen më të lartë të gatishmërisë”.