Brenda Telefonit të Faruk Mujkës Pjesa 2: Faruk Mujka e bën shef militantin e VV-së me intervenim te Albulena Haxhiu dhe Drejtori i Burgjeve

Nga komunikimet që ka siguruar ekskluzivisht VOX Kosova nga dosja e Prokurorisë, pasi Mujkës iu ekzaminuan telefonat që iu konfiskuan kur u arrestua me 14 korrik 2023, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ai e avancon një militant partie përmes intervenimit direkt fillimisht te Albulena Haxhiu e më pas te Drejtori i Burgjeve të Kosovës, Ismail Dibrani.

Faruk Mujka, që fitoi pozitën e Kryeshefit Ezekutiv në Ndërmarrjen Ibër-Lepenci përmes koordinimit me Dejona Mihailin e partisë dhe Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanollin, derisa po lobonte për vete që ta fitojë pozitën, ai angazhohej edhe për punësime të militantëve të tjerë partiakë.

Nga komunikimet që ka siguruar ekskluzivisht VOX Kosova nga dosja e Prokurorisë, pasi Mujkës iu ekzaminuan telefonat që iu konfiskuan kur u arrestua me 14 korrik 2023, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ai e avancon një militant partie përmes intervenimit direkt fillimisht te Albulena Haxhiu e më pas te Drejtori i Burgjeve të Kosovës, Ismail Dibrani.

Siç dëshmon ekspertiza e Drejtorisë së Teknikës Kriminalistike, Sektori për Fotografi, Video-analizë dhe Ekzaminime të IT-së, edhe komunikimet me Haxhiun e zyrtarë të tjerë të lartë, Muja i bënte kryesisht në Whats App.

Me datën 10 gusht të vitit 2022 Mujka i shkruan Haxhiut në orën 8 e 50 minuta në mëngjes në numrin 383 44 760 759…

“Përshëndetje Ministre. Më fal por nuk kam qare pa e kry një amanet. Bëhet fjalë për një aktivist të hershëm nga Gjilani i cili ka qenë edhe refer hendbolli. Mendoj se e ke taku para dy vitesh, Vllaznim Mustafa. Ai që moti punon në burgun e Gjilanit dhe tani ka apliku për shef ndërrimi. Me 18 Gusht ka testin në PR. Mendoj se ia vlen me shty por gjithsesi ju dini më së miri. Më fal edhe një herë për shqetësim. Me të mira”.

Diçka më shumë se 1 orë më vonë ministrja Haxhiu ia kthen Mujkës mesazhin. Shkurt, por konkret.

“Tung Faruk, flm per mesazhin”.

Dy ditë më vonë, Mujka i shkruan Vllaznim Mustafës për të cilin kishte intervenuar te ministrja. “Vllaznim, amanetin ta kam kry, te vendi. Ishalla del hajër. Me të mira”.

Vllaznimi do më shumë detaje, prandaj pyet. “Faruk me kon ki fol atje a mundesh mem tregu”. “Me Ministren drejt, Vllaznim” e qetëson Mujka.

Dhe tani ndodhë diçka krejtësisht e pabesueshme.

Me 18 gusht, Vllaznimi që dëshironte të avancohej në shef ndërrimi në burgun e Gjilanit futet në test. Krejtësisht i papërgatitur se punën ia kishte kryer Faruk Mujka te vetë ministrja, por me 22 gusht i dëshpëruar i shkruan Mujkës.

“Kurgjo ska prej ksaj skan kalu ne test”.

“Tung flm prej teje”.

Por, befasi, me 9 shtator Vllaznimi lajmërohet sërish, tash fort i gëzuar.

“Faruk më bën mbikëqyrës”.

“Flm shum a”.

“Shume mire. Per bese u gezova. Ishalla ja sheh hajrin”, ia kthen Mujka.

Pra, Vllaznim Mustafa, militant dhe anëtari i Vetëvendosjes, arrin ta kap pozitën e dëshiruar përkundër se paraprakisht nuk e kalon fare testin me shkrim. Dikush tjetër e kishte kaluar, por të tjerët s’e kishin mbështetjen direkte të ministres si Vllaznimi.

Nuk përfundon këtu. Vllaznimi lajmërohet përsëri, me 7 janar të vitit 2023.

“Faruk a je mir puna qush po shkon.me te lut edhe njeher pash nje zot vetem edhe njeher me shku te albulrna se me heken nga mbikqyrsi i ndrimit kta te pdk dhe ldk”.

“Edhe njer pash nje zot shko te albulena po tr lutna se inati po me vjrn shum a”.

Mujkës i merr pak kohë kësaj radhe, por me 4 prill i shkruan Vllaznimit sërish. “Pershnetje Vllaznim. Javen e ardhshme te thirr Drejtori i pergjithshem. Te lutem pastaj ke kujdes. Me te mira”.

“Flm faruk shum”, ia kthen Vllaznimi.

“Mos ta ndin hiq. Te prifte e mbar”, i thotë Faruku.

Vec pas një dite, Vllaznimi i shkruan Farukut prapë.

“Faruk besar gashi a ke ky”, duke i treguar për personin që e ka kontaktuar.

Tash, Besar Gashi është zëvendësues i zv/drejtorit të përgjithshëm për Siguri dhe Operativë.

Vetë ky Besar Gashi është person i avancuar në mënyrë krejtësisht të dyshimit kur pas ardhjes së Vetëvendosjes nga gardian u avancua në zëvendës drejtor brenda vitit, një nga pozitat më të rëndësishme në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Por, pasi e pyet Vllaznimi se a ka intervenuar Faruku për të te Besar Gashi, Faruku ia kthen.

“Une e kam fol me ma te madhin Ismail Dibrani, po tash nuk di cili te thirr”.

Ismail Dibrani është Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës. Një mend më i Madhi. Jo veç për nga pozita, por edhe nga afërsia e madhe me vetë ministren Albulena Haxhiun.

Vazhdon biseda.

“Besart gashi me thiri a”, thotë Vllaznimi në hall.

“Ani de. Ja ka delegu dikujt. Kryesieja me kry pune”, e qetëson Mujka.

Vec tri ditë më vonë, lajmrohet prapë Vllaznimi.

“Faruk kesh bisedova me priten mir dhe te fala te kan bo”.

“Super. Falemnderit. Hajër ishalla” e mbyll bisedën Mujka.

Dhe hajër del.

Në dosjen e prokurorisë gjendet vendimi me numër 846 i nxjerr nga Ismail Dibrani ku Vllaznim Mustafa zyrtar korrektues, caktohet zëvendësues i mbikëqyrësit grada II ne Qendrën e Paraburgimit Gjilan.

Por, si vërtetim që puna është kryer nga “I madhi” është edhe një komunikim final i tij me Mujkën.

Shih çka i thotë Mujka me 15 qershor.

“Pershnetje Ismail. Më mbyti bre ky Vllaznimі і Gjilanit duke na thirr Ty e Besartin te Shtunen ose te Dielen ne Gjilan në shenjë falemnderimi”.

“Pershendetje edhe juve, Po shkrujm neser mbramje edhe nje here se Budapest jam. Edhe flasim per te shtunen ose te dielen qysh tna pershatet dyve”.

Por, ky rast është edhe më tragjik, sepse Vllaznim Gashi jo vec që nuk e kishte kaluar testin, por ai as nuk kishte pasur të drejtë të futej në test, sepse sic ka gjetur prokuroria në shkresat e dosjes personale te personit Vllaznim Mustafa ishte një vendim i datës 16 mars 2022 me te cilin zyrtarit Korrektues Vllaznim Mustafa i ishte shqiptuar masa disiplinore „Vërejtje” sepse ishte përgjegjës për shkelje te lehte disiplinor andaj ne bazë te kritereve te konkursit te datës 02 korrik 2022 personi Vllaznim Mustafa nuk kishte te drejt te hynte fare ne testin me shkrim për pozitën mbikëqyrës i ndërrimit.

Pra shkelja është e shumëfishtë.

Këto biseda tregojnë se Ministrja Albulena Haxhiu, drejtori i përgjithshëm i shërbimit Korrektues, Ismail Dibrani dhe zëvendësues i zv/drejtorit të përgjithshëm për Siguri dhe Operativë, Besar Gashi, kanë kryer veprën penale të Keqpërdorimit të pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar nga Neni 414 i kodit penal, duke ndërhyrë brutalisht në avancimin e një personi, i cili jo që nuk e kishte kaluar testin për avancim, por as nuk kishte të drejtë të futej në test, sepse nuk plotësonte kriteret e konkursit.

Dhe, paragrafi i parë i Nenit 414 thotë.

Personi zyrtar, i cili duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij ose nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër apo që t’i shkaktojë dëm personit tjetër ose që t’i shkel të drejtat e personit tjetër, dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.

Shkeljet janë të pastra, abuzimi me detyrën i qartë, fakti i pakontestueshëm, dhunimi i ligjit i pamohueshëm por edhe dhimbja, dhimbja për lehtësinë e abuzimit është e madhe.

LAJME

TE DELFINI Albin Kurti viziton kompaninë që shiste peshk me krimba me lejen e Qeverisë së tij

NË KËMBË LUFTETARËT Nga 20 minuta për krerët e UÇK-së në fjalët përfundimtare – Haga mbyll provat dhe dëshmitarët

KËRCËNIMI I FACEBOOK-UT Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Klinakut për kanosjen e Kurtit

FAKT YOU

WHATSAPP-GATE Lajmërohet Bajrami, personi që Artane Rizvanolli e quante “minuk” në komunikim me Faruk Mujkën

Ekskluzive Ekskluzive

Brenda Telefonit të Faruk Mujkës Mesazhet që tregojnë si u koordinua me Dejona Mihailin dhe Artane Rizvanollin për punësim ilegal

FYTYRA E SKANDALEVE Një përmbledhje e shkurtër e aferave të Faton Pecit

DHOMA SPECIALE

NË KËMBË LUFTETARËT Nga 20 minuta për krerët e UÇK-së në fjalët përfundimtare – Haga mbyll provat dhe dëshmitarët

TEATRI I TURPIT Rama pas vizitës në Hagë: Në zemër të Evropës po ndodh padrejtësi ulëritëse

MBI 400 MILIONË Shumat marramendëse që BE-ja ia dha Speciales për 9 vjet

INTERVISTA

Intervistë me Ejup Maqedoncin: Sulmi në Ibër-Lepenc synonte të prekte 70 për qind të popullsisë

INTERVISTË ME ALI AHMETIN – HAGA DHE ZGJEDHJET NË MAQEDONI

“NGA KUSH U PAGUA?” Xhavit Haliti kërkon dorëheqjen e Dimal Bashës