Fatmire Kollçaku është kandidatja e dytë për Presidente. Ajo do të jetë përballë Ministrit të Jashtëm, Glauk Konjufca, në votimin që do të fillojë pas orës 22:00 sot (e enjte, 05 mars).

Paraprakisht dështoi votimi i amandamenteve për ndryshime kushtetuese për votimin e Presidentit nga vota e popullit.  

Afati i fundit për zgjedhjen e Kryetarit të shtetit është deri sonte(e enjte, 05 mars) në ora 00:00. Mandati i Presidentes aktuale, Vjosa Osmani përfundon më 04 prill.