Një dokument mjekësor i siguruar nga redaksia ngre pikëpyetje mbi përdorimin e dokumentacionit shëndetësor serb në territorin e Republikës së Kosovës.
Bëhet fjalë për një udhëzim për kontroll specialistik, në të cilin figuron qartë vula “Republika Srbija”, si dhe emërtimi “Dom zdravlja Dobra Gušterica”.
Dokumenti mban gjithashtu vulën e institucionit shëndetësor serb dhe nënshkrimin e mjekut.
I njëjti është dërguar nga një serb në një vend pune (kompani shqiptare) për të dëshmuar mungesën në punë.
Ky rast dëshmon edhe një herë se në institucione e struktura shëndetësore që funksionojnë në zonën e Graçanicës vazhdojnë të lëshojnë dokumente zyrtare me simbolet dhe vulat e Republikës së Serbisë, pavarësisht se veprojnë në territorin e Republikës së Kosovës.









