Për herë të parë në historinë e Kupës së Botës të FIFA-s, nuk do të ketë vetëm një ceremoni hapëse para ndeshjes së parë të turneut – por tri të tilla.
Ceremonia e parë do të zhvillohet më 11 qershor në ora 17:30 GMT në stadiumin e qytetit të Meksikos, i njohur zyrtarisht si Stadiumi Banorte, para ndeshjes së parë hapëse të turneut.
Një ditë më vonë, më 12 qershor, do të zhvillohen edhe dy ceremoni të tjera njëkohësisht – njëra në stadiumin SoFi në Los Anxhelos dhe tjetra në stadiumin BMO Field në Toronto.
Artistët pjesëmarrës
Shakira dhe Burna Boy janë shtuar së fundmi në listën e artistëve që do të interpretojnë këngën zyrtare të Kupës së Botës, “Dai Dai”.
Lista e artistëve përfshin:
- Shakira
- Burna Boy
- Katy Perry
- Michael Bublé
- J Balvin
- Alejandro Fernández
- Alanis Morissette
- Danny Ocean
- Maná
- William Prince
- Jessie Reyez
- Anitta
- Alessia Cara
- Rema
- Tyla
- Future
- Lila Downs
- Los Ángeles Azules
- Belinda
- Vegedream
- Elyanna
- Lisa nga Blackpink
- Nora Fatehi
- DJ Sanjoy
DJ Sanjoy, i lindur në Bangladesh, do të performojë në ceremoninë hapëse të Torontos.
Ndërkohë, Tyla do të paraqitet në dy ceremoni hapëse: në Meksikë dhe në Shtetet e Bashkuara.
Tre grupe kryesore artistësh
Meksika
- Shakira
- Burna Boy
- J Balvin
- Alejandro Fernández
- Lila Downs
- Los Ángeles Azules
- Belinda
- Danny Ocean
- Maná
- Tyla
Shtetet e Bashkuara
- Katy Perry
- Anitta
- Lisa (Blackpink)
- Rema
- Future
- Tyla
Kanadaja
- Michael Bublé
- Alanis Morissette
- Alessia Cara
- Nora Fatehi
- William Prince
- Jessie Reyez
- Elyanna
- Vegedream
- DJ Sanjoy
“Duke filluar nga Qyteti i Meksikos dhe duke vazhduar ditët në vijim në Toronto dhe Los Anxhelos, këto ceremoni do të bashkojnë muzikën, kulturën dhe futbollin në një mënyrë që pasqyron njëkohësisht individualitetin e secilit shtet dhe unitetin që e karakterizon këtë turne”, deklaroi presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.
Kur zhvillohen ceremonitë?
Meksikë
- Stadiumi Banorte, Qyteti i Meksikos
- 11 qershor
- Ora 17:30 GMT
Kanada
- BMO Field, Toronto
- 12 qershor
- Ora 17:30 GMT
Shtetet e Bashkuara
- SoFi Stadium, Los Anxhelos
- 12 qershor
- Ora 23:30 GMT
Elemente të reja për tifozët
Ceremonitë e këtij viti do të përfshijnë më shumë elemente interaktive për tifozët në stadium.
Sipas FIFA-s, do të përdoret një koncept gjithëpërfshirës 360-gradësh, me flamuj gjigantë të shteteve pjesëmarrëse dhe elemente të veçanta në fushë për të përfshirë publikun.
Formacionet startuese dhe lojtarët rezervë do të vendosen në një baner të madh në rrethin qendror gjatë interpretimit të himneve kombëtare.
Ceremonitë nisin 90 minuta para ndeshjeve
Të tri ceremonitë do të fillojnë rreth 90 minuta para ndeshjeve hapëse.
Ky format ndjek modelin e përdorur në Katar më 2022, ndërsa në Kupën e Botës “Rusia 2018” ndeshja nisi menjëherë pas përfundimit të ceremonisë.
Kohëzgjatja e saktë e tri ceremonive të këtij viti ende nuk është bërë publike.
Më shumë yje se kurrë më parë
Edhe pse këtë herë do të ketë tri ceremoni të ndara, numri i artistëve kryesorë në secilën prej tyre është më i madh se në shumë edicione të kaluara.
Herën e fundit që një aktivitet i Kupës së Botës kishte një numër të ngjashëm artistësh ishte në vitin 2010 në Afrikën e Jugut, kur u organizua një koncert festiv një natë para ndeshjes hapëse.
Megjithatë, jo gjithmonë në skenë dalin këngëtarë. Në ceremoninë hapëse të Katarit 2022, një nga figurat kryesore ishte aktori Morgan Freeman, i cili me zërin e tij karakteristik rrëfeu segmentin hapës së bashku me sipërmarrësin katariot Ghanim Al-Muftah.









