Krimineli më i kërkuar në Ekuador, Adolfo Macías Villamar, i njohur ndryshe me pseudonimin “Fito”, është arrestuar nga autoritetet ekuadoriane.
Macías, lider i bandës famëkeqe Los Choneros, u lokalizua në një bunker të ndërtuar nëntokë, nën një vilë luksoze në lagjen Monterrey.
Ai po përballet me akuza të rënda për trafik ndërkombëtar droge, vrasje dhe organizatë kriminale
Macías është i dyshuar edhe për urdhërimin e vrasjes së kandidatit presidencial Fernando Villavicencio në vitin 2023.