Për një të ri, të lindur pas lufte, që nuk është se merret me zhvillimet politike në Kosovë, mund të duket krejtësisht e pakuptueshme përse për dikë si Ramush Haradinajn, që edhe ushtarakët amerikan e përshkruajnë pamjen tij në luftë si personazh i dalë nga filmat…

“Ai [Ramush Haradinaj] pothuajse sikur Rambo”, thoshte John Duncan, ish-këshilltar i Ëesley Clark.

Por, ka shqiptarë që edhe duan ta burgosin për një shekull, ta vrasin krejt…

 “Ramush Haradinaj duhet 40 vjet [burg]. 50. 100. Duhet me e pushkatu”, tha një qytetar përkrahës i Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës.

Është e kuptueshme, një pjesë e mirë vjen nga investimi serb, sepse duke ulur figurën e ushtarit të UÇK-së provohet edhe kompromitimi i luftës në tërësi, por s’është shpjegim i plotë ky.

Figura e Ramush Haradinajt, po edhe e secilit veteranë të luftës, për secilin tjetër që u largua në kohë lufte me automatizëm e sjellë nevojën për një pyetje.

Derisa ky luftojke, unë çfarë bëra?

Dhe, një përgjigje e brendshme, e pakëndshme se ike, ta krijojnë nevojën për eliminim të krejtësishëm të pyetjes e kjo pyetje eliminohet nëse e eliminon personin që e shkakton: pra veteranin.

Prandaj, me aq mllef një pjesë jo e vogël e njerëzve në Kosovë nuk e do ish-ushtarin, sepse ai rikthen kujtesën që me aq mundim punon dikush ta harrojë: se iku në luftë.

Pra, jo domosdoshmërisht urrehet Ramush Haradinaj, po urrehet ajo që ai ua kujton për veten një pjese, sepse borxhi moral psikologjikisht është fort i pakëndshëm.

Ma lehtë, shumë ma lehtë është të thuash “hajt se sen s’ka bo Ramushi” sesa me ia rikujtu vetes që derisa Ramushi rrezikonte jetën për liri kolektive ti ikje në kërkim të shpëtimit personal.

Prandaj, a e keni vërejtur që akuza që më së shumti u pëlqen këtyre kundër komandantëve janë ato se si këta disi nuk janë patriotë. Ramushin tentojnë ta lidhin me Radojiçiç-in, Hashim Thaçin se deshi ta ndaj Kosovën e t’i falë tokë Malit të Zi.

Pra, akuzat që më së shumti provojnë t’i rrisin, t’i shpërfaqin, t’i përpunojnë janë këto. Fatkeqësisht, një person të tillë sot e kemi Kryeministër. Sa herë Albin Kurti e sheh Ramush Haradinajn, Hashim Thaçin, Kadri Veselin e të tjerët, gjithmonë i kthehet pyetja e njëjtë: Kur luftonin këta, unë çfarë bëja?

Albin Kurti nuk ndjen faj për kohën e luftës, sepse faj përpunohet dhe nuk prodhon ndjenja negative.

Për shembull, ata që e ndjejnë njëfarë faji për mos angazhim, nuk kanë problem me çlirimtarët. Madje i duan.

Albin Kurti ndjen turp dhe kjo e çon në urrejtje e urrejtja shpesh funksionon më së miri si kundërhelm ndaj inferioritetit ose turpit. E turpi kërkon eksternalizim të fajit, pra është mekanizëm mbrojtës që e hedh fajin te tjetri, kjo pastaj çon në agresion e përfundimisht shndërrohet në urrejtje. Urrejtje të një shkalle të frikshme, çfarë e shohim sot te njerëz që kërkojnë ta pushkatojnë një Komandat.

Ky person, kur thotë “ta pushkatojmë Ramushin” në fakt po kërkon pushkatimin e turpit të tij. Çlirimin nga ajo ndjenjë mbytëse e turpit. Prandaj, shumë veta fajësojnë veteranët, sepse kështu e zhvendosin fajin nga vetja dhe fitojnë një ndjesi të përkohshme lehtësimi nga përvoja e dhimbshme e turpit. Në librin “Turp e faj” të June Price Tangney e Rondal Dearing në një program shumëvjeçar kërkimesh empirike përmes pyetësorëve psikologjik dhe përmes metodave kuantitative kishin gjetur korrelacion të qartë mes turpit, zemërimit dhe eksternalizimit të faijt. Pra, marrja, të çon te inati, i cili ta mundëson fajësimin e tjetrit dhe çlirimin personal. Në studimin e tyre ata nxjerrin përfundimin se “Turpi ishte në mënyrë të vazhdueshme i lidhur me shpërthimin e zemërimit, mllefin, irritueshmërinë dhe prirjen për t’ua hedhur fajin të tjerëve”.

Pra, Albin Kurti, një njeri që nuk po arrin të pajtohet me të kaluarën e vet, po përpiqet ta shkatërrojë dëshmitarin e asaj të kalume. Këtu qëndron edhe tragjedia më e madhe e marres së tij, se ai as nuk kërkon falje, as nuk kërkon pajtim, po kërkon armiq. Albin Kurti do t’i zvogëlojë komandantët e luftës se kështu shpreson që zvogëlohet turpi i deklarimit publik kur midis lufte tha: “Kurrë nuk do ta kapja armën”.