Sulmet ruse me bombë në rajonin jugor të Zaporizhzhia të Ukrainës kanë lënë 26 të lënduar herët këtë mëngjes, sipas guvernatorit të këtij rajoni.

“Rusët kanë lëshuar bomba ajrore, duke shkatërruar ndërtesat banesore dhe duke dëmtuar infrasktrukturën e një institucioni të edukimit”, ka shkruar guvernatori Ivan Fedorov në Telegram.

Tri predha goditën kryeqendrën rajonale dhe lagjet përreth, shtoi ai.

Shërbimet emergjente të Ukrainës kanë thënë se punimet për pastrimin e gërmadhave po vazhdojnë ende.

Qyteti i Zaporizhzhia është bombarduar rregullisht nga Rusia që nga fillimi i pushtimit në vitin 2022.