Të dielën e 22 qershorit ushtria amerikane ka goditur tre objekte bërthamore iraniane. Pas sulmit, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, njoftoi se bombarduesit amerikanë goditën objektet bërthamore në Fordo, Natanz dhe Esfahan.

“Qëllimi ynë ishte shkatërrimi i kapacitetit të Iranit për pasurim të uraniumit dhe ndalimi i kërcënimit bërthamor që paraqet sponsori numër një shtetëror i terrorizmit në botë”, tha Trump gjatë një fjalimi drejtuar kombit nga Shtëpia e Bardhë.

Në anën tjetër, Teherani është zotuar se do të kundërpërgjigjet ashpër. Madje një zëdhënës televiziv iranian ka paralajmëruar se deri në 50 mijë ushtarë amerikanë do të kthehen në Uashington në “arkivole”.