Para orës 08:00, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës janë vendosur para hyrjes së objektit të Qeverisë së Kosovës.
Ata kanë bllokuar hyrjen në ndërtesën e Qeverisë, duke pamundësuar qasjen përmes hyrjes kryesore.
Për këtë zhvillim, deputetët e PDK-së kanë paralajmëruar edhe konferencë për media.
Konferenca pritet të mbahet pas pak, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me veprimin e tyre.
Ky aksion vjen pas ditës së djeshme, ku PDK bashkë me AAK kanë “protestuar” edhe brenda Kuvendit, duke kërkuar që të ftohet seanca Konstituive që LVV refuzon ta ftojë.








