Sipas deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dëshiron kaos.

“Kurti ka zgjedh rrugën e krijimit të kaosit institucional”, ka thënë Hoti në një deklaratë për VOX Kosova, duke komentuar bllokadën që është krijuar tash e disa muaj me konstituimin e Kuvendit.

Situata aktuale, në prizmin e ish-kryeministrit “është e paprecedentë”.

“Në të kaluarën ka pas raste ta zëmë në 2014-tën, ose në situata të tjera, po në 2014-tën ndoshta në veçanti. Një situatë që u komplikua pa nevojë atëherë dhe tash kjo e sotit, megjithëse ka një qartësi kushtetuese sesi duhet të shkohet përpara”, shtoi.

Për dallim nga 2014-ta, në situatën aktuale Hoti pohon se ka qartësi kushtetuese sesi duhet të lëvizet përpara. “Është një grupacion politik që ka dalë i pari në zgjedhje, e që është duke kriju me qëllim këtë kaos institucional”.