“Zhvillimet e sotme në Kuvendin e Kosovës e bënë të qartë pse ne, gjashtë deputetët e LDK-së, i kemi thënë ‘JO’ propozimit të VV-së për President”, kështu ka thënë deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti.
Republika e Kosovës, thekson ai, “nuk mund të vendoset nën diktatin e një njeriu të papërgjegjshëm, që nuk ka asnjë ndjeshmëri për sakrificën mbi të cilën është ndërtuar Republika e Kosovës”, shkroi Hoti në Facebook.
Kuvendi i Kosovës nuk u konstituua plotësisht as në seancën e së mërkurës. Çështja ngeci te zgjedhja e nënkryetarëve, pasi që nuk pati pajtim për mënyrën se si të votohen ata – në pako a ndaras.
Madje, VV tha se nuk do t’i votojnë nënkryetarët nga radhët e LDK-së dhe PDK-së – Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën.
Gjashtë deputetë të LDK-së – Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Hykmete Bajrami, Arben Gashin, Kujtim Shala dhe Janina Ymeri – nuk e përkrahin kandidatin e propozuar nga LDK dhe VV për President, Bekim Sejdiun.









