Kuvendi i Kosovës ka nisur votimin për nënkryetarët, duke zgjedhur një formë të ndarë votimi për secilin kandidat.
PDK-ja kërkoi që, me ndryshimin e mënyrës së votimit, nga votimi në grupe në votim veç e veç, Vetëvendosje ta garantojë konstituimin e Kuvendit.
Kur në votim u hodh kandidatura e Ardian Golës nga VV-ja, ai mori 101 vota, duke u votuar edhe nga PDK dhe LDK.
Por, kur në votim u hodh kandidatura e Vlora Çitakut, ajo nuk i mori votat e mjaftueshme, pasi deputetët e Vetëvendosjes nuk votuan pro, por 56 prej tyre abstenuan, 44 vota ishin pro.
Pas kësaj, PDK-ja e lëshoi sallën.
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kërkoi nga PDK-ja që të paraqisnin propozimin e radhës, por PDK-ja nuk u kthye më në sallë.
Seanca u ndërpre për ta vazhduar të dielën.








