Një burrë që në Gjykatën Speciale u paraqit si viktimë, pretendoi se UÇK-ja atij “i bëri magji e hipnozë”.

Akuza që ai shfaqi në Hagë në fakt nuk është aq skandaloze, sa është përgjigja që iu dha atij nga DHSK-ja.

Zyra për Pjesëmarrjen e Viktimave në Speciale, duket se e mori seriozisht pretendimin e tij bizar, duke e protokolluar dhe duke e dërguar për vendim final tek Trupi Gjykues.

E ky i fundit, e refuzoi në tërësi aplikimin e këtij personi që synonte të bëhej viktimë pjesëmarrëse në procedurën kundër katërshes lidere të UÇK-së.