Liderët e Tajlandës dhe Kamboxhias janë duke mbajtur bisedimë për paqe në Malajzi, ndërsa konflikti në kufirin mes dy shteteve po hyn në ditën e pestë.

Kryeministri kambod Hun Manet ka bërë thirrje për “armëpushim të menjëhershëm” disa orë para bisedimeve ndërsa homologu i tij tajlandez, Phumtham Wechayachai, thotë se Kambodia duhet të shfaqë “qëllim të pastër” për de-eskalim të situatës.

Të paktën 33 njerëz janë vrarë dhe mijëra janë zhvendosur prej fillimit të luftimeve më 24 korrik.

Bisedimet vijnë pasi Donald Trump u bëri thirrje vendeve të pajtohen për një armëpushim si një parakusht për bisedimet e tyre respektive tregtare me Washingtonin.

Mosmarrëveshjet mes dy vendeve datojnë që mbi një shekull, kur u bë vendosja e kufijve të tyre pas pushtimit francez të Kamboxhias.