Ekipet negociuese nga Kievi dhe Washingtoni pritet të trajtojnë “çështjet më të vështira” në bisedimet e paqes për Ukrainën këtë të mërkurë, përfshirë territorin, gjë që përbën një përparim në negociatat e udhëhequra nga evropianët, ka thënë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Zelenskyy ka thënë se ekipet do të dedikojnë ditën e dytë të bisedimeve të Parisit për fatin e centralit bërthamor të Zaporizhzhia, i cili është okupuar nga Rusia si dhe çështjen e kontrollit të territoreve në lindje të Ukrainës, një pjesë e të cilave janë pushtuar nga Rusia.

“Një sesion tjetër bisedimesh me emisarët e presidentit të Amerikës do të ndodhë dhe ky do të jetë i treti i këtij lloji në dy ditë”, ka thënë Zelensky në një postim në Facebook.

“Çështjet më të vështira nga korniza bazike për përfundimin e luftës do të diskutohet, përkatësisht, çështje të ndërlidhura me territoret dhe centralin bërthamor të Zaporizhzhia-së”.

Shefi i ri i stafit në zyrën e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se tashmë veç se ka pasur rezultate konkrete nga negociatat e Parisit, por ka shtuar se jo të gjitha informacionet mund të bëhen publike.

Kujtojmë se liderët e rreth 35 shteteve janë duke zhvilluar një takim në Paris nga e marta për të diskutuar garancitë e sigurisë për Ukrainën, me Kievin të etur për të siguruar angazhime konkrete në rast të ndonjë sulmi tjetër rus.

Emisari special amerikan, Steve Witkoff, dhe këshilltari i presidentit amerikan, Jared Kushner, po marrin pjesë në takim po ashtu.