BIE PROKURORIA James Rubin shkatërron narrativen e Prokurorisë Speciale me vetëm një fjali

Rubin ka bërë me dije se Hashim Thaçi, atë botë përfaqësues i UÇK-së në Rambuje, merrte direktiva se si të vepronte nga komandantët e UÇK-së.

Ish-zëdhënësi kryesor i Departamentit të Shtetit Amerikan, James Rubin

Për pak sekonda, diplomati amerikan, James Rubin, e rrëzoi krejtësisht narrativen e Prokurorisë së Hagës se Hashim Thaçi ishte udhëheqës i “ndërmarrjes së përbashkët kriminale”, pasi që dëshmoi se Thaçi “nuk kishte autoritet, as nuk kishte mundësi të diktonte asgjë, por thjeshtë pasqyronte vendimet që merreshin” nga lidershipi i UÇK-së.

Rubin ka bërë me dije se Hashim Thaçi, atë botë përfaqësues i UÇK-së në Rambuje, merrte direktiva se si të vepronte nga komandantët e UÇK-së.

I pyetur nga avokati i Thaçit, Luka Misetiç, për natyrën e atyre negociatave, Rubin tha se “ishte një negociatë e pazakontë për shkak të vendimmarrjes së palës tjetër… Kishim strukturën e UÇK-së që nuk e kuptonin shumë mirë”.

Rubin shtoi se “Hashimi ishte shumë i ri, 30 vjeç, personat e tjerë, komandantët ishin të vjetër, ai nuk ishte përgjegjës nuk kishte njohuritë, apo kompetencën për të marrë vendime.”

Rubin tha se në perceptimin e tij Thaçi ishte një lloj ministri i jashtëm, që kishte një farë roli politik, pasi siç thotë ai “ajo që ai (Hashim Thaçi) kishte ishte dëshira e komandantëve që ai ta nënshkruante marrëveshjen”.

Ai ka krahasuar rolin e Thaçit me atë të Albright, duke thënë se “ai ishte person që ishte fytyra e UÇK-së, rol të ngjashëm me atë të ministrit të jashtëm, atë që Albright do ta bënte sikur të ishte një situatë të tillë”.

Me vetëm një fjali ai arriti ta rrëzon narrativen e prokurorisë, kur tha “unë jam takuar me komandantët dhe kam parë raportin e tyre me Hashimin, këta komandantë i kanë treguar atij çfarë të bënte, jo Hashimi atyre”.

Pjesë nga dëshmia e Rubin:

Gjatë komunikimeve me Thaçin, gjatë Konferencës së Rambujes dhe në Paris, a t’u krijua përshtypja se çfarë autoriteti kishte Thaçi në UÇK?

Po.

Çfarë përshtypje ju krijua juve?

Do them dy gjëra për këtë. Një ka qenë mjedis me shumë presion, kam qenë në mjedise të ngjashme në jetën time në lidhje me shumë aspekte, kjo ka qenë situata më e vështirë që më kujtohet mua, sepse fati i një milion personave ishte në fjalë.

Nëse lëvizja kosovare, nëse ata do të përqafonin perëndimin, perëndimi do të ishte pro tyre. Përndryshe do të kishte masakër. Dhe ne kishim parashikuar masakër ku do të vdisnin me qindra mijëra persona dhe kjo krijoi një situatë shumë të tensionuar.

Përshtypja ime aso kohe ishte që ai ishte një person që ishte caktuar detyra që të komunikonte me ne nga udhëheqja kosovare siç ishte asaj kohe. Ne nuk e kishim kuptuar mirë se si funksiononte struktura udhëheqëse, por e kishim të qartë se ai nuk kishte autoritet, as nuk kishte mundësi të diktonte asgjë, por thjeshtë pasqyronte vendimet që merreshin nga ajo zyra diku e fshehur, ajo zyra e udhëheqjes shqiptare që po merrnin vendime në grup, që nuk ishin gjithmonë të pranishëm. Kështu që ai duhej ta merrte lejen prej tyre. Ai nuk kishte vetë mundësi. Nuk ishte në gjendje të diktonte rregulla dhe kushte.

Kështu që, kur ne donim të bënim diçka shumë të rëndësishme, ai duhej të komunikonte me persona të tjerë që t’i jepnin miratimin.

LAJME

GURI PRESIDENTES Ministria e pranon se s’ia dhanë Presidentes gurin e çmuar që donte t’ia dhuronte Donald Trump-it

MENAXHIM I TMERRSHËM Pas raportimit nga VOX Kosova, ish-kryeinspektori i AKI-së kërkon shkarkimin e ministrit Sveçla

Ekskluzive EKSKLUZIVE

KAMPI I KANCERIT Specialët e Kosovës në kontejnerë të rrezikshëm mbi 20 vjeçar

FAKT YOU

Ekskluzive EKSKLUZIVE

KAMPI I KANCERIT Specialët e Kosovës në kontejnerë të rrezikshëm mbi 20 vjeçar

E TMERRUAR DHE E NGRIRË Vjosa Osmani doli e dha një intervistë ku na tregoi se ajo është mashtruesja e vjetër në rolin e ri

KATALOGU I SHARJEVE DHE SULMEVE Vetëvendosje tash kërkon shpëtim tek Gjykata Kushtetuese

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin