Betejë raketash Katër ditë luftë mes Izraelit e Iranit, rritet ndjeshëm numri i viktimave

Konflikti mes Izraelit dhe Iranit ka hyrë në ditën e katërt, me të dy palët që qëllojnë  “valë raketash” në drejtim të njëra-tjetrës.

Betejë raketash Katër ditë luftë mes Izraelit e Iranit, rritet ndjeshëm numri i viktimave

Mëngjesin e së hënës, sulmet nga Teherani kanë goditur një rafineri të naftës në Izrael duke dëmtuar kështu një pjesë të rrjetit elektrik.

CNN raporton se numri i viktimave dhe të plagosurve është në rritje nga momenti në moment.

Të premten, Izraeli goditi 100 caqe në Iran, përfshirë objekte bërthamore dhe baza raketash si dhe duke vrarë komandantë të lartë dhe shkencëtarë.

Pamjet satelitore treguan dëme të konsiderueshme në objektin bërthamor të Natanz, një nga asetet më të rëndësishme nukleare iraniane.

Sulmet nga Izraeli vazhduan edhe gjatë fundjavës gjersa u shënjestruan mbrojtjet ajrore përreth Teheranit.

Sipas ushtrisë izraelite, në sulmet e fundjavës, u goditën 80 objektiva.

Ministria e Shëndetësisë në Teheran raporton për të paktën 224 persona të vrarë që nga e premtja.

Në të njëjtën kohë është kundërpërgjigjur edhe Irani.

Forcat ushtarake, në drejtim të Izraelit kanë lëshuar disa raketa në zona të ndryshme si pasojë e të cilave deri tash thuhet se janë 14 të vrarë e 390 të plagosur.

Të shtunën vonë, ekipet e shpëtimit thanë se një sulm nga Irani shkatërroi një ndërtesë trekatëshe në qytetin Tamra, duke vrarë katër gra.

Në një sulm tjetër pranë Tel Avivit, u vranë gjashtë dhe u plagosën të paktën 180 izraelitë.

Numri i viktimave pritet të rritet pasi raketat nga Irani goditën të hënën sërish Tel Avivin dhe Haifën, me zjarre intensive në një termocentral në qytetin verior.

LAJME

GURI PRESIDENTES Ministria e pranon se s’ia dhanë Presidentes gurin e çmuar që donte t’ia dhuronte Donald Trump-it

MENAXHIM I TMERRSHËM Pas raportimit nga VOX Kosova, ish-kryeinspektori i AKI-së kërkon shkarkimin e ministrit Sveçla

Ekskluzive EKSKLUZIVE

KAMPI I KANCERIT Specialët e Kosovës në kontejnerë të rrezikshëm mbi 20 vjeçar

FAKT YOU

Ekskluzive EKSKLUZIVE

KAMPI I KANCERIT Specialët e Kosovës në kontejnerë të rrezikshëm mbi 20 vjeçar

E TMERRUAR DHE E NGRIRË Vjosa Osmani doli e dha një intervistë ku na tregoi se ajo është mashtruesja e vjetër në rolin e ri

KATALOGU I SHARJEVE DHE SULMEVE Vetëvendosje tash kërkon shpëtim tek Gjykata Kushtetuese

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin