Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duhet të lëshojë rrugë sa i përket udhëheqjes së partisë. Ai ka akuzuar të parin e partisë se ka udhëzuar asamblistë të LDK-së në Prishtinë të bashkëpunojnë me Vetëvendosjen “për t’ia marrë shumicën Ramës”.
“…jo siç po dëgjoj që ka thirrë shefin e Asamblistëve të LDK-së, Egzon Pacollin, “shko negocio me Gëzim Sveçlën” për me ia marrë shumicën Përparim Ramës. Dmth…çka me i thanë atij?”, tha Rama në Debat Plus.
Sipas Kryetarit të Kryeqytetit, është Abdixhiku ai që duhet të lëshojë rrugë në udhëheqjen e partisë, pasi që në tri zgjedhje LDK ka dalë e treta.
“Jam mundu me i ndihmu Kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, që njëherë ka dalë i treti, dy herë vendin e tretë, tri herë vendin e tretë. Edhe mendoj që njeri normal me një mendësi të shëndosh duhet me lëshu vend për dikë tjetër për me e shty procesin përpara. Është djalë i ri. Ka mundësi me reflektu”, shton.









