Betejë e re Thaçi kërkon rrëzimin e aktakuzës së dytë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është drejtuar Apelit të Gjykatës Speciale të cilit po i kërkon rrëzimin e aktakuzës në rastin ku akuzohet për ndërhyrje në drejtësi.

Betejë e re Thaçi kërkon rrëzimin e aktakuzës së dytë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dorëzuar një kërkesë të re në Gjykatën Speciale, përmes së cilës po synon të hedhë poshtë aktakuzën që e ngarkon atë me pengim të drejtësisë.

Apeli i paraqitur më 18 gusht 2025 në Hagë, kundërshton “Vendimin mbi Juridiksionin” të marrë më 19 qershor të po këtij viti. Sipas mbrojtjes, Gjykata ka vepruar përtej kompetencave të saj duke lejuar ngritjen e një çështjeje të re, të njohur si “Rasti 12”, paralelisht me procesin tashmë ekzistues ndaj Thaçit dhe ish-bashkëluftëtarëve të tij në “Rastin 06”.

Argumentet kryesore të ekipit të Thaçit janë se çështje të njëjta faktike po trajtohen në dy procese të ndryshme, duke rrezikuar që të ketë vendime kontradiktore dhe të cenohet prezumimi i pafajësisë së Thaçit.

DOKUMENT:

Tutje, mbrojtja argumenton se gjyqtarja e caktuar paraprakisht ka ushtruar dy funksione të ndryshme brenda të njëjtit rast, konkretisht, si gjyqtare e fazës hetimore dhe si gjyqtare paraprake, gjë që sipas avokates ligji e ndalon qartë.

DOKUMENT:

Gjithashtu, refuzimi i gjyqtares për të shqyrtuar vlefshmërinë e vetë-emërimit të saj, sipas mbrojtjes bie ndesh me të drejtën themelore të të akuzuarit në këtë rast.

Bazuar në këto argumente, avokatja Sophie Menegon që e mbron Thaçin ka kërkuar nga një Kolegj i Apelit “që të shpallë se gjyqtari i procedurës paraprake nuk ka qenë kompetent për të ngritur aktakuzën në rastin 12 si dhe në bazë të kësaj, mbrojtja kërkon që aktakuza të hidhet në tërësi poshtë”.

Ndaj Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale rëndojnë 21 akuza në total të shpërndara në dy raste, 10 për krime lufte dhe 11 kundër administrimit të drejtësisë.

LAJME

ALBIN NGËRÇI Nga zgjedhjet e 9 shkurtit te bllokada për Presidentin, Kosova në mjegull institucionale

BUMERANG FJALËSH Albulena Haxhiu me fjalë identike si të Vjosa Osmanit për Presidentin

HASHIMI NË HORIZONT Grenell reagon për zgjedhjet dhe përmend Thaçin kryeministër

FAKT YOU

HILJA E MADHE Vjosa Osmani tentoi ta grabis postin e Presidentes me amandamente jo-kushtetuese

TORTA E PËRBASHKËT Pesë vite shërbim pushtetit dhe kryengritja e Vjosa Osmanit kur nuk po shpërblehet

TANDEMI MË I NDOTUR Debati se cili prej Osmanit dhe Kurtit është më i poshtër është i kotë dhe i panevojshëm

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin