Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se shkuarja në zgjedhje nuk do të prodhojë efekt pozitiv në përcaktimin e Presidentit të ardhshëm të Kosovës dhe kështu vendi do të rrëshqasë në një përsëritje të vazhdueshme procesesh zgjedhore.
“Nëse shkojmë në zgjedhje, për shkak se nuk funksion Kuvendi, do t’i humbim dhjetëra-milionë euro si shtet, dhe nuk do të kemi zgjidhje. Sepse sërish do të na duhet të shkojmë në zgjedhje të reja, e pas atyre sërish zgjedhje të reja”, ka thënë Kurti.
Kjo pasi sipas tij horizonti pas-zgjedhor nuk shfaq një mazhorancë me 80 deputetë, numri i nevojshëm për përmbushjen e parakushteve për votimin e Presidentit në Kuvend.
“Unë nuk e di si të bëjmë 80 deputetë”, ka thënë Kurti, teksa ka ripotencuar atë që ai e quan bujari për opozitën.
“Duhet të merremi vesh. Unë kam qenë shumë bujar me partitë opozitare.”









