Besëthyer Osmani: Kurti u zotua se do të më përkrahte, më tha Presidentja më e mirë e shekullit 21

Osmani tha se Kryeministri Kurti ishte zotuar përkrahjen e saj për një mandat të dytë. Ajo theksoi se nuk ka frikë nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese per Dekretin.

Besëthyer Osmani: Kurti u zotua se do të më përkrahte, më tha Presidentja më e mirë e shekullit 21

Presidentja Vjosa Osmani, në intervistën e dhënë për Syri TV, ka konfirmuar se të gjithë aktorët e Vetëvendosjes, përfshirë Kryeministrin Kurti, janë pajtuar se vendi mund të shkojë në zgjedhje nëse deri më 5 mars nuk emërohet Presidenti.

Ajo potencoi se Kryeministri Kurti, në takime mes tyre, është zotuar se do ta përkrahte për një mandat të dytë.

“Kam dashur të kandidoj, për shkak të punës, veçanërisht në Politikën e Jashtme, arsyeja e dytë ka qenë zotimi i vetë i zotit Kurti se do më përkrahte në një kauzë të tillë, e cila është në interes të Kosovës, duke e kualifikuar vetë që bashkimi ynë si binom është diçka për të cilën ka nevojë Republika jonë akoma. Më ka thënë Presidentja më e mirë e shekullit 21” tha Osmani.

Osmani theksoi se nuk ka frikë nga mundësia që Gjykata Kushtetuese ta rrezojë dekretin e saj, duke nënvizuar pavarësinë e institucioneve të drejtësisë:
“Gjykata do duhej të ishte e lirë. Unë shpresoj që askush të mos ushtrojë presion mbi Gjykatën, sepse ky është vërtetë një vendim i rëndësishëm, dhe sikur unë mos ta nxirrja dekretin tim, Gjykata nuk do të kishte mundësi të merrte vendim vetëm në bazë të lëndës që është dërguar nga Lëvizja Vetëvendosje, një natë më parë rreth mesnatës, për shkak se ajo nuk ka objekt, sepse s’kishte vendim të Kuvendit për t’u shqyrtuar,” ka thënë Osmani.

Osmani shtoi se respekton çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar besimin e saj në institucionet kushtetuese të vendit.

“Nuk jam Pejgamber, andaj ekziston Gjykata Kushtetuese, dhe është normale që institucionet të kenë interpretime të ndryshme për çështje të caktuara,” ka thënë ndër të tjera Osmani.

LAJME

SKANDAL Osmani pranon se ia caktoi qëllimshëm Kurtit datën e zgjedhjeve më 28 dhjetor

BORDI I PAQES Osmani: Ftesa nga Trump më erdhi në dy të natës, kërkova të shkonte Kurti, s’lejuan

VENDOS KUSHTETUESJA Masë e përkohshme deri më 31 mars për dekretin për shpërndarjen e Kuvendit

FAKT YOU

DEKADA E HUMBUR Kosova është në krizë politike që më shumë se 10 vjet, me kryeprotagonistin Albin Kurti

PERANDORIA E TENDERËVE Njeriu i afërt me VV-në fitoi 174 tenderë, mbi 89 milionë euro për 5 vjet nga institucionet publike shëndetësore

HILJA E MADHE Vjosa Osmani tentoi ta grabis postin e Presidentes me amandamente jo-kushtetuese

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin