Izraeli ka eliminuar një zyrtar të lartë ushtarak të Hezbollahut nëpërmjet një sulmi ajror në një lagje të Beirutit, të dielën, siç ka bërë me dije ushtria izraelite, përkundër një marrëveshje vitin e kaluar.

Sulmi, i pari në muaj të tërë në territorin Lebanez, shënjëzoi ushtruesin e detyrës së shefit të stafit të Hezbollahut, Ali Tabtabai, ka thënë ushtria izraelite në deklaratë.

Hezbollahu, po ashtu, ka konfirmuar vdekjen e Tabtabai në një qëndrim, duke e kujtuar si “komandantin e madh xhihadist”, që “kishte punuar të luftonte armikun izraelit deri në momentin e fundit të jetës së tij të bekuar”, duke treguar kështu për statusin e lartë të tij, por pa dhënë detaje për rolin e saktë.

Sulmi i izraelitëve ka kaluar “një vijë të kuqe”, ka thënë zyrtari i Hezbollahut, Mahmoud Qmati, ndërsa qëndrote në një ndërtesë në lagjen Haret Hreik, një vend që i takon Hezbollahut.

Lidershipi i Hezbollahut do të vendosë nëse grupi do të përgjigjet ose jo, shtoi ai.