Në ditën kur po vazhdon fjalën përfundimtare Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, mes reagimesh, ka befasur edhe ish ministrja e Drejtësisë nga rradhët e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu.
Ajo e ka quajtur kërkesën e prokurorisë një akt padrejtësie dhe një fyerje ndaj viktimave shqiptare të luftës.
“Kjo nuk ka të bëj me përpjekje për drejtësi. Kjo është një orvatje prokuroriale për ndëshkim politik dhe selektiv ndaj një lufte të drejtë çlirimtare. Serbia ka kryer krime lufte të dokumentuara, vrasje, masakrime, përdhunime seksuale si armë lufte, dëbime masive të popullsisë etj. Këto krime janë të regjistruara dhe dëshmuara nga bota mbarë. E megjithatë Serbia nuk u përball kurrë me drejtësinë në mënyrë serioze. Kriminelët e saj u ricikluan në pushtet, u amnistuan e u privilegjuan.” Ka shkruar Haxhiu ndër të tjera.
Ajo ka deklaruar se UÇK po trajtohet sikur të ishte shkaku i luftës e jo përgjigja ndaj terrorit serb.
“Ky është shtrembërim i historisë. Të kërkosh aq vite burgim për drejtues e ushtarë të UÇK-së, është tendencë për të zhveshur Kosovën nga e drejta morale e çlirimit dhe tendencë për ta barazuar viktimën me xhelatin.” përfundoi Haxhiu.
Haxhiu gjatë kohës sa ishte në ministri është akuzar se ka bërë ndryshime në ligj duke iu kufizuar pagesat për mbrojtjen e ish krerëve të UÇK-së, gjë të cilën e ka mohuar deklarativisht.
BEFASUESE Haxhiu për Prokurorinë e Hagës: Akt padrejtësie dhe fyerje ndaj viktimave shqiptare të luftës
Ish Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka reaguar për kërkesën e Prokurorisë së Specializuar për dënimin nga 45 vjet për ish krerët e UÇK-së.
Ish Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka reaguar për kërkesën e Prokurorisë së Specializuar për dënimin nga 45 vjet për ish krerët e UÇK-së.









