Personel ushtarak amerikan dhe sirian janë lënduar pasi një sulmues i panjohur hapi zjarr në patrullën e tyre në Palmyra të Sirisë, siç raporton agjencia shtetërore e lajmeve në Siria, SANA.
SANA citoi një burim të afërt me çështje të sigurisë, i cili ka deklaruar se dy pjesëtar të forcave siriane janë lënduar e se sulmuesi është vrarë, pa dhënë detaje të tjera.
Burimi i SANA ka thënë se helikopterë të SHBA-së kanë evakuuar ushtarët e lënduar në një bazë amerikane në rajonin Al-Tanf në kufi më Irakun.
Nuk ka pasur ndonjë koment për Pentagonin.
SHBA-të kanë trupa të stacionuara në verilindje të Sirisë si pjesë e një përpjekje të gjatë për të ndihmuar forcat kurde të luftojnë shtetin Islamik.









