Skënderaj, Drenasi e Deçani janë komunat shqiptare ku Vetëvendosje nuk arriti të dalë e para. Në dy të parat, PDK e ruajti bindshëm pozitën e parë, ndërsa në Deçan AAK e mbajti fronin.
Por, krahasuar me zgjedhjet e 9 shkurtit, në Drenicë Vetëvendosje ka shënuar rritje në këto zgjedhje e në Deçan njëjtë.
Në Drenas, më 9 shkurt 2025 kishte 4 402 vota, ndërkaq deri tani në këtë komunë ka marrë 5 537 vota – pa llogaritur votat me postë dhe ato në konsullata, shkruan Vox Kosova.


Në vitin 2021, në Drenas, Vetëvendosje kishte 5 884 vota – pra më shumë se deri tash sa ka marrë në këtë komunë.
Në Skënderaj, më 9 shkurt 2025 kishte 2 632 vota, ndërkaq në zgjedhjet e 28 dhjetorit – deri tash, pra pa llogaritur votat me postë dhe ato në konsullata – ka marrë 3 523 vota.


Në vitin 2021, në këtë komunë bastion të PDK-së, kishte 4 132 vota.
Në Deçan, në këto zgjedhje deri tash Vetëvendosje ka marrë 4 794 vota, krahasuar me 3 312 vota sa kishte më 9 shkurt dhe 4 798 vota që kishte më 14 shkurt 2021.









