Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka njoftuar për konfirmin e bashkimit të Vjosa Osmanit, ish presidente e vendit, në listën e LDK-së, pas një votimi siç thotë ai “unanim” për këtë propozim të tij në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së.
Sipas këtij bashkëpunimi të ri, Osmani do të garojë si e para në listën e LDK-së e Abdixhiku si i dyti, teksa pas zgjedhjeve Osmani do të jetë kandidate për presidente e Abdixhiku për kryeministër.
“Në unanimitet të plotë, LDK votoi propozimin dhe vendimin e kryesisë që në garën e ardhshme Vjosa Osmani të jetë kandidate për presidente, unë për kryeministër.”
Abdixhiku i ka ftuar qytetarët të bashkohen në një tubim të cilin ai e quan të bashkimit, të dielën e 10 majit në AMC Hall.
Pak kohë më parë, kryesia e LDK-së konfirmoi këtë propozim të Abdixhikut, i cili pati edhe testin e sotëm në Këshill, të cilin po ashtu e kaloi.
Kosova voton para kohe për parlament më 7 qershor të këtij viti.









