Tashmë edhe u zyrtarizua, LDK e Lumir Abdixhukut do të garojë së bashku me Vjosa Osmanin në zgjedhjet paralamentare të shtatë qershorit.
Kështu deklaroi Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas mbledhjës së Kryesisë së kësaj partie.
Sipas Abdixhikut, LDK-ja do ta thërrasë këtë të shtunë Këshillin e Përgjithshëm të partisë, ku pritet të formalizohen vendimet që lidhen me procesin zgjedhor dhe me marrëveshjen për garim të përbashkët.
“Me votim në këtë trup, u dakorduam që këtë të shtunë të thërrasim Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së për t’i finalizuar të gjitha çështjet që lidhen me pjesën përgatitore zgjedhore”, tha Abdixhiku.
Ai shtoi se diskutimet me Osmanin ende duhet të finalizohen para se marrëveshja të marrë formën përfundimtare në organet e LDK-së.









