Trupat koreane dhe amerikane kanë përformuar ushtrime të kombinuara ushtarake, që përfshijnë trajnime të zbarkimit (apo siç njihen me termin ushtarak; operacione amfibe) e përgaditje kundër sulmeve kimike.
Në këtë program marrin pjesë rreth 2500 trupa, prej të cilave 1500 trupa amerikane. Ushtrimi ushtarak do të vazhdojë përgjatë gjithë pjesës së dytë të gushtit në portin e qytetit Pohang, në Kore të Jugut.









