Kancelari gjerman Friedrich Merz, këtë të enjte, do të udhëtojë për herë të parë drejt Londrës për të nënshkruar një marrëveshje të gjerë me Kryeministrin britanez Keir Starmer në vazhdën e përpjekjeve të shumëta për riparim të raporteve mes BE-së dhe Britanisë.
Kjo vizitë vie menjëherë pas vizitës treditore të Presidentit të Francës Emmanuel Macron, gjë që sinjalizon një bashkëpunim më të mirë mes tri fuqive të mëdha evropiane në një kohë kur kontinenti po përballet me pasiguri kundrejt aleatit të tyre matanë atlantikut.









