Për kryetarin e ri të Fushë Kosovës që vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Prebreza, “nuk ka asgjë të keqe” pse për zgjedhjen e Vlonjat Hasanit nga kjo parti, në krye të Kuvendit Komunal të kësaj komune votoi edhe Lista Serbe. Në një prononcim për VOX Kosova, ai thotë se vota e Listës Serbe “nuk ishte determinuese”.

“Kanë votu edhe të PDK-së, kanë votu edhe të LDK-së, të Nismës, Zëri i Drejtësisë, PDAK-së, PLE-së, AAK-së. Domethënë të gjitha subjekteve politike kanë votu aty. Unë nuk po di çka ka të keqe këtu. As nuk ka qenë votë determinuese nëse paska votu i Listës Serbe nuk u kanë votë që jena varë ose varemi në të”, tha Prebreza për VOX Kosova.

Dje (e enjte, 04 dhjetor), Vlonjat Hasani i VV-së u zgjodh në krye të Kuvendit Komunal të Fushë Kosovës. Për zgjedhjes së tij votoi edhe asamblisti i Listës Serbe, Radoman Dodoreviç. Përveç tij, pro votuan edhe tre asamblistë nga PDK, një nga LDK dhe një nga Nisma.