Kosova dhe Franca kanë nënshkruar të hënën disa marrëveshje bashkëpunimi në fushën e drejtësisë, arsimit dhe organizimit të Lojërave Mesdhetare.
Marrëveshjet u nënshkruan në Prishtinë nga Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati dhe Ministri i Deleguar për Evropë i Francës, Benjamin Haddad.
Haddad është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Kosovë.
Në mëngjesin e së hënës, ai është takuar me homologun e tij kosovar, me të cilin ka mbajtur një konferencë për media.









