Policia e Kosovës është duke zhvilluar këtë të enjte një aksion kundër kontrabandës me mallra në Veri.
“Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri informon opinionin publik se sot, më datën 22.10.2026 sipas urdhëresës se lëshuar nga gjykata, në disa lokacione në veri të vendit, Policia e Kosovës është duke zhvilluar një operacion në kuadër të luftimit të kontrabandës me mallra”.
Bëhet me dije se operacioni është duke u zhvilluar në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), si dhe institucionet e tjera relevante.
Për detaje të tjera sa i përket operacionit, thanë se opinioni publik do të informohet me kohë gjatë ditës.









