Siria do të lëshojë bankënota të reja, duke larguar dy zero nga valuta e saj si përpjekje për të rindërtuar besimin publik në valutën seriozisht të dëmtuar, sipas shtatë burimeve të afërta me çështjen dhe dokumente të hulumtuara nga agjencia e lajmeve Reuters.

Ky hap pritet të fuqizojë paundin sirian pasi fuqia e tij blerëse u shemb në nivele historikisht negative pas një konflikti 14-vjeçar që përfundoi me rrëzimin nga pushteti të presidentit Bashar al-Assad në dhjetor.

Paundi sirian ka humbur më shumë se 99% të vlerës së tij që kur lufta shpërtheu në vitin 2011 dhe tani niveli i shkëmbimit është 10 mijë paund për një dollar amerikan, krahasuar me 50 para luftës.

Rënia e mprehtë i ka bërë transaksionet ditore dhe transferimet e parave një gjë shumë të vështirë.