BANJSKA Osmani: Afrim Bunjaku ra hero duke mbrojtur lirinë e Kosovës

Dy vite pas sulmit në Banjskë, Osmani thotë se asnjë agresion nga Serbia nuk mund ta ndalë të vërtetën e Kosovës si shtet sovran.

BANJSKA Osmani: Afrim Bunjaku ra hero duke mbrojtur lirinë e Kosovës

Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ka rënë hero në Banjskë, duke mbrojtur lirinë dhe dinjitetin e Kosovës, duke shtuar se asnjë agresion i Serbisë s’mund ta ndalë të vërtetën e Kosovës si shtet sovran.

“24 shtatori na kujton se liria kërkon sakrificë, por edhe se Kosova është e pathyeshme. Asnjë sulm terrorist e agresion nga Serbia nuk mund ta ndalë të vërtetën. Kosova shtet sovran, i lirë e i pandashëm do të mbetet realitet i pakthyeshëm e i përjetshëm”, shkroi Osmani në rrjetin social Facebook.

Dy vjet më parë, më 24 shtator 2023, një grup paramilitarësh serbë, të udhëhequr nga kryekrimineli Milan Radoijçiç, sulmoi Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit – me synim aneksimin e Veriut të vendit.

Në këtë sulm, mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, dhe u plagos një tjetër. Gjatë përleshjeve mes Policisë së Kosovës dhe terroristëve serbë më pas mbetën të vrarë tre kriminelë serbë.

LAJME

GURI PRESIDENTES Ministria e pranon se s’ia dhanë Presidentes gurin e çmuar që donte t’ia dhuronte Donald Trump-it

MENAXHIM I TMERRSHËM Pas raportimit nga VOX Kosova, ish-kryeinspektori i AKI-së kërkon shkarkimin e ministrit Sveçla

Ekskluzive EKSKLUZIVE

KAMPI I KANCERIT Specialët e Kosovës në kontejnerë të rrezikshëm mbi 20 vjeçar

FAKT YOU

Ekskluzive EKSKLUZIVE

KAMPI I KANCERIT Specialët e Kosovës në kontejnerë të rrezikshëm mbi 20 vjeçar

E TMERRUAR DHE E NGRIRË Vjosa Osmani doli e dha një intervistë ku na tregoi se ajo është mashtruesja e vjetër në rolin e ri

KATALOGU I SHARJEVE DHE SULMEVE Vetëvendosje tash kërkon shpëtim tek Gjykata Kushtetuese

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin