Sot (e diel), qytetarët e 18 komunave të Kosovës do të votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për të zgjedhur Kryetarin e tyre për katër vitet e ardhshme.

Në raundin e parë, me 12 tetor, 20 komuna zgjodhën kryetarin e tyre, ndërsa 18 të tjerat do të vendosin sot (e diel, 9 nëntor).

Komunat që zhvillojnë balotazh janë: Prishtina, Prizreni, Peja, Juniku, Dragashi, Gjakova, Kaçaniku, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Rahoveci, Suhareka, Gjilani, Vitia, Vushtrria, Obiliqi, Klina, Mamusha dhe Kllokoti.

Qendrat e votimit do të hape në ora 07:00 dhe do të mbyllen në ora 19:00.