Në orën 19:00 janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoni të Veriut, derisa tani ka filluar edhe procesi i numërimit.
Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale është votuar për kryetarë komunash në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, si dhe në tre qendra votimi në Shuto Orizare për këshilltarë komunalë.
Në rrethin e dytë u votua në këto komuna: Aerdrom, Bogovinë, Bërvenicë, Valandovë, Vinicë, Dibër, Debarcë, Demir Kapi, Karposh, Kërçovë, Konçe, Koçan, Krushevë, Kumanovë, Lozovë, Makedonska Kamenicë, Makedonski Brod, Mogillë, Negotinë, Probishtip, Rankovcë, Rosoman, Strugë, Studeniçan, Tetovë, Qendër, Çeshinovë-Obleshevë, Çuçer Sandevë, Shuto Orizare, Dollnen, Dojran dhe Zrnovcë.
Në këtë raund, të drejtë vote kanë pasur 1 milion e 13 mijë e 357 votues nga mbi 1 milion e 800 mijë sa kanë qenë të regjistruar në raundin e parë të zgjedhjeve lokale në RMV.
Të shtunën kanë votuar personat me nevoja të veçanta.
Ky proces është monitoruar nga 1 mijë e 569 vëzhgues, prej të cilëve 904 janë vendas dhe 651 ndërkombëtarë.









