Mbi 371 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 17:00 në Zgjedhjet Lokale të raundit të balotazhit që po mbahen sot(e diele, 09 nëntor), apo 28.23 për qind. Dalja më e madhe e qytetarëve vazhdon të jetë në Mamushë, Obiliq, Kaçanik dhe Junik.

Më së paku votues në përqindje ka në Prizren, Rahovec, Pejë e Gjakovë.

Në raport me zgjedhjet në raund të parë, rritje e numrit të votuesve vërehet në Mitrovicë. Atje deri në këtë periudhë kohore kishin votuar 32.24 për qind, gjersa sot kanë votuar 35.38 për qind.

Rënie ka në Prishtinë. Deri në orën 17:00 më 12 tetor kishin votuar 39.39 për qind ndërsa sot kjo përqindje është 35.24.

Vendvotimet do të mbyllen në ora 19:00 kur edhe pritet të dalin EXIT POLL-et e para.