177 e mijë e 196 qytetarë kanë dalë në votime deri në orën 13:00, në Zgjedhjet Lokale të Raundit të Balotazhit që po mbahen sot në 18 komuna në Kosovë. Përpjestuar me numrin total të personave në listën e votuesve, pjesëmarrja në zgjedhje deri në këtë periudhë është 13.44 për qind.
Dalja më e madhe deri tash është në Mamushë, Junik, Obiliq e Mitrovicë të Jugut. Më së paku, qytetarët kanë votuar në Rahovec, Dragash, Prizren e Gjakovë.
Raundi i balotazhit po zhvillohet në Mamushë, Junik, Obiliq, Mitrovicë e Jugut, Prishtinë, Fushë Kosovë, Kllokot, Kaçanik, Vushtrri, Gjilan, Viti, Suharekë, Pejë, Klin, Gjakovë, Prizren, Dragash, Rahovec.










