Lidhja Demokratike e Kosovës do ta mbështesë kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës për Kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri në balotazhin e 9 nëntorit kundër kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci.
LDK dhe PDK kanë nënshkruar një marrëveshje të dielën. Marrëveshja është nënshkruar nga Tahiri i PDK-së dhe kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Mitrovicës në zgjedhjet e 12 tetorit, Gëzim Plakolli.
“Marrëveshja e koalicionit që nënshkruam me Lidhjen Demokratike të Kosovës është një premtim për qytetin tonë. Është një dëshmi se kur zgjedhim të bashkohemi dhe të veprojmë me një qëllim të përbashkët, Mitrovica gjithmonë fiton”, shkroi Tahiri në Facebook.
Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, Peci i VV-së doli i pari me 47.94 për qind te votave, i ndjekur nga Tahiri i PDK-së me 47.57 për qind. I treti u rendit Plakolli i LDK-së me 3.71 për qind.









