Kandidati për kryetar të Pejës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxhiri, është renditur i pari në garën për të parin e qytetit në zgjedhjet lokale që janë mbajtur këtë të diele.

Sipas një EXIT POLL-i të UBO-së i publikuar në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Muhaxhiri ka marrë 46.4 për qind të votave duke e lënë mbrapa kundër kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Taulant Kelmendin me 27 për qind.
Ndërkaq Ali Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është renditur i treti me 20 për qind të votave.
Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë pasur 2 milionë e 69 mijë e 98 votues. Prej të cilëve, 43 mijë e 993 janë votues nga diaspora.
Subjektet e certifikuara nga KQZ, 91 në total, në garë për kryetar komune kanë vendosur 206 kandidatë. Ndërkaq, për Asambletë Komunale mbi 5 mijë e 400 kandidatë.









